Fino: PD, presion gjykatës për të regjistruar shoqatat e futbollit

Fino: PD, presion gjykatës për të regjistruar shoqatat e futbollit

Zgjedhja e kreut të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit ka sjellë pleksjen e politikës me sportin. Kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino, denoncoi sot përpjekjet e politikës për të ndërhyrë në garën për kreun e institucionit më të lartë të futbollit në vend. Në një postim në “Facebook”, Fino shpreh shqetësimin e tij në lidhje me përpjekjet e PD-së për të ndikuar te Gjykata e Tiranës për regjistrimin e shoqatave rajonale të futbollit.

“Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. U kërkoj publikisht si partive politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit”, shkruan Fino në reagimin e tij.

Skandali i regjistrimit në gjykatë të shoqatave rajonale të futbollit u bë publik në media pak ditë më parë. Katër prej këtyre shoqatave kanë të drejtë vote në Asamblenë e FSHF-së, çka mund të ndikojë direkt në rezultatin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 7 shkurt. Në garë janë kreu aktual i FSH-së, Armando Duka, i cili kërkon një mandat të pestë, dhe ish-deputeti socialist, Bashkim Fino.

Ky i fundit, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy