Shkelja e flamurit të Serbisë nga një shqiptar përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt ka qenë arsyeja e notes së protestës që Serbia i ka dërguar Tiranës. Autoritetet serbe kërkojnë nga autoritetet shqiptare kapjen e autorit dhe dënimin e tij në bazë të ligjislacionit vendas.



