Apeli vendos mbi vulën në PD/ Kthupi: Ekipi i Berishës ka vetëm një pretendim, ekipi tjetër i ka të pafundme! (VIDEO)

Apeli vendos mbi vulën në PD/ Kthupi: Ekipi i Berishës ka vetëm një pretendim, ekipi tjetër i ka të pafundme! (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi duke folur në MCN Live mbi mocionin me debat që pritet të mbahet nesër me kryeministrin për çështjen McGonigal, tha se marrja e një shërbimi të papaguar nga Rama është shkelje ligjore.

Po ashtu Kthupi vuri në dukje se Rama s’mund të mbajë takime të paprotokolluara në Kryeministri. Sa i takon seancës që do të mbahet në Apel për vulën në PD, Kthupi tha se grupimi Alibeaj ka pretendime të pafundme përkundër grupimit Berisha.

Ai zbuloi se i është kërkuar gjykatës që seanca të transmetohet live.

Fakti që i ngre z.Berisha nuk do të thotë që s’ka të vërteta. S’mund ta përjashtoni apriori nga fakti që ngrihet nga Berisha, apo persona të tjerë që kanë probleme pa fund me drejtësinë. Nuk është e lejueshme që asnjë zyrtar i Shqipërisë të marrë shërbime të papaguara. Këshillimi qoftë edhe informal është shërbim i papaguar, është shkelje ligjore. SPAK-u duhet të fillonte hetimet. Këshilltari informal kishte adresë zyrtare. Kryeministri shqiptar s’mund të marrë shërbime të papaguara në rrugë jo zyrtare. Nëse ka një këshilltar informal, paguhet, përkundër nuk mund të jetë këshilltar. Nuk mund të ketë takime formale kryeministri të paprotokolluara. Jashtë zyrës së Kryeministrisë mund të takojë këdo. Nuk merrem se carë ka bërë McGonigal, se është shtetas amerikan dhe merret drejtësia amerikane”

Duke folur për përballjen në gjykatë për vulën në PD Kthupi tha:

Diferenca mes dy ekipeve që do përballen në gjyq do jetë kjo. Rithemelimi do ngrejë vetëm një pretendim, nëse ne pala tjetër kemi pasur të drejtë të legjitimohemi në gjykim, ndërkohë që ne kemi të gjithë setin e dosjes gjyqësore, pretendime të pafundme si është shqyrtuar dosja dhe si është marrë vendimi. Do t’ju japë dy fakte të thjeshta që të kuptoni në çfarë derexheje ka qenë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë.  Në dosjen gjyqësore janë depozituar si prova mbi 4955 formularë dhe 7 orë filmime. Gjykata e Shkallës së Parë në 40 minuta ka verifikuar 4955 formularët dhe ka parë 7 orë filmime!”.

Lidhur me protestën e 3 marsit

Protesta s’është për gjyqtarët, është për Edi Ramën që ka kapur sistemin e drejtësisë! I kemi kërkuar gjykatës që të shprehet dhe nëse është e mundur që të transmetohet live. Vendimi i Shkallës së Parë ka shkuar në favor të Berishës! Ose Rama e ka kapur të gjithë sistemin e drejtësisë, ose nuk e ka kapur të gjithën”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy