Prokuroria e Durrësit ka bërë me dije se vijojnë hetimet lidhur me 102 kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike.
Gazetarja Ervina Garo raporton për MCN Live se lajmi pozitiv është gjetja e laboratorit për kryerjen e analizave.
Por gjithsesi nuk ka një datë konkrete për marrjen e kampionëve.
102 kontejenerët janë vendosur në zonën e Spitallës të monitoruar me kamera, por ka dhe efektive të policisë.
Prokuroria Durrës njoftoi se aktualisht është identifikuar laboratori që plotëson dhe ka infrastrukturën për garantimin e respektimit të të gjitha protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave.
Deri më tani kontejnerët janë të pahapur për marrjen e kontejnerëve. Në atë zonë nuk kanë munguar protestat e herë pas hershme prej ndotjes mjedisore.
Aktualisht në Durrës nuk kemi prani të ambientalistëve dhe as të rrjetit Bazel.
102 konejnerët janë sekuestruar ndërsa veprat penale në të cilat po hetohet është ajo e kontrabandës së mallrave, shpërdorimit të detyrës dhe transportimit të mbetjeve.



