
Burgu i Spaçit, i kthyer prej vitesh në rrënoja, mbetet simboli i vuajtjes dhe persekutimit të të burgosurve politikë nën regjimin komunist. Vetëm një orë nga Miloti, përgjatë rrugës së Kombit, një burg natyror në vetvete për shkak të pozicionimit mes malesh të larta, për më shumë se dy dekada Spaçi i shërbeu regjimit komunist si ndëshkim për ata që guxuan të mendonin ndryshe.



