"Je kot nëse nuk merr dot 10 mijë vota në Tiranë", Sejamini përplaset me Shabanin

"Je kot nëse nuk merr dot 10 mijë vota në Tiranë", Sejamini përplaset me Shabanin

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për partitë e vogla. Mes analistit Neritan Sejamini dhe kryetarit të "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka patur një debat të fortë.

Sejamini i tha se nëse ti del si alternativë e re dhe nuk merr dot 10 mijë vota në Tiranë, je kot nuk je alternativë, ndërsa nga ana e tij Shabani iu përgjigj duke i thënë se edhe ai e ka provuar dhe ka marrë pak vota dhe kjo nuk e bën jo alternativë.

Debati:

Sejamini: Nëse ti del si alternativë e re dhe nuk merr dot 10 mijë vota në Tiranë, je kot nuk je alternativë!

Shabani: Ti e ke provuar ke marrë pak vota dhe kjo nuk të bën jo alternativë.

Sejamini: Po krijon idenë sikur ju ka shkatërruar sistemi. Ju vëlla i vini fajin sistemit dhe Edi Ramës për çdo gjë. Shqiptarët nuk janë idiotë fare, mund të votojnë dhe të zgjedhin.

Shabani: Nuk është puna a u futa unë deputet. 10,217 njerëz nuk kanë përfaqësues në parlament.

Sejamini: Nuk është fare e vërtetë. Ku e ke gjetur këtë parim që çdo njeri ka përfaqësuesin e vetë në parlament? O Endri, ku e ke gjetur ti këtë koncept? Nuk ka sistem që është kështu. Ka prag.

Shabani: Po mirë të kthehemi te koha e Enver Hoxhës, që kishte stabilitiet 100% në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy