SHBA, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin shtrohet në spital në terapi intensive

SHBA, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin shtrohet në spital në terapi intensive

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është shtruar në spital në terapi intensive, njoftoi Pentagoni.

Vetëm disa orë më parë, zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder kishte njoftuar: “Sot, rreth orës 2:20 pasdite, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III u transportua nga eskorta e tij e sigurisë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed për t’u vizituar pas simptomave që sugjerojnë një problem i shfaqur i fshikëzës.”

Në shënim thuhet se “Zëvendëssekretari i Mbrojtjes dhe kryetari i Shtabit të Përbashkët janë informuar, ashtu si Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi”.

Shtrimi në spital vjen pas skandalit të javëve të fundit, kur Austin ishte në spital për komplikime, lidhur me një operacion të prostatës dhe nuk e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë për ditë të tëra.

Austin u nxor më 15 janar pas një qëndrimi dy-javor në spital dhe u kthye në punë në Pentagon më 29 janar për herë të parë në një muaj.

Në deklaratë saktësohet gjithashtu se “për momentin Sekretari ruan funksionet dhe detyrat e zyrës së tij”, ndërsa “zëvendëssekretari është i gatshëm të marrë funksionet dhe detyrat e Sekretarit të Mbrojtjes, nëse është e nevojshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy