Temperaturat ulen deri ne -5°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat ulen deri ne -5°C, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ulëtsirën perëndimore, por vranësira më të shpeshta do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në verilindje dhe skajin juglindor duke rrezikuar dhe momente me reshje të pakta dëbore. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të vranët.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por por edhe në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga Veriu-Verilindja duke arritur shpejtësi 55 km/h nga për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizojnë motin në Republikën e Kosovës deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë reshje dëbore, më të dukshme në Gjilan dhe Mitrovicë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri-sjellë kthjellimet në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore mbizotërojnë motin në MV duke filluar nga orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë pauzë të reshjeve dhe ri-kthim të motit të kthjellët në të gjithë republikën e MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy