Kadastra e Vlorës nuk po gjen qetësi pasi lëvizjet e drejtuesve në këtë institucion kanë qenë të shpeshta, ku brenda nëntë muajsh janë ndërruar gjashtë drejtorë.
Pas vetëm katër ditëve në detyrë është larguar si drejtoreshë e Kadastrës së Vlorës, edhe Viola Hima.
Ajo u emërua në këtë detyrë në datën 29 maj, duke zëvendësuar Bilal Aliajn, i cili ishte dorëhequr rreth 10 ditë më parë.
Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth katër muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.
Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.
Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosen 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.



