Poloni, sulmohet me bojë të kuqe ambasadori rus

Poloni, sulmohet me bojë të kuqe ambasadori rus

Ambasadori rus në Poloni, Sergej Andreev, u sulmua dhe iu hodh bojë kuqe nga disa ukrainas teksa vendoste një kurorë në varrezat e mauzoleumit të ushtarëve sovjetikë në Varshavë në Ditën e Fitores.

Sipas gazetës “Polsatnews”, sulmi ndaj Andreev u pasua nga një përleshje. Ambasadori tha se ishte kenar për Putinin dhe se Dontesku e Luhansku nuk i përkasin Ukrainës.

Jam krenar për presidentin tim. Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut nuk i përkasin Ukrainës.

Sergej Andreev mbërriti në varrezat e ushtarëve sovjetikë në kryeqytetin polak i shoqëruar nga disa diplomatë dhe gruaja e tij. Disa njerëz që ishin mbledhur më herët në varreza i bllokuan rrugën dhe mësohet se kanë përsëritur parulla fyese.

Në këtë moment, raportojnë mediat polake, ata filluan të hidhnin një bojë të kuqe mbi ambasadorin dhe njerëzit që e shoqëronin. Ambasadori nuk mundi të vendoste kurorën në varreza siç do të donte dhe u detyrua të largohej i shoqëruar nga policia lokale pas sulmit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy