Presidenti i ri/ Nazarko: Duhet person me integritet moral. Koçi: Të ketë kredibilitet në shoqëri

Presidenti i ri/ Nazarko: Duhet person me integritet moral. Koçi: Të ketë kredibilitet në shoqëri

Analisti Shpëtim Nazarko në një studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin u shpreh se figura e zgjedhur duhet të jetë një person me integritet moral dhe që të ketë fuqi mbi klasat politike.

Besoj se socialistët në këto 30 vjet kanë zgjedhur presidentin figura më e madhe që kanë pasur ka qenë Meidani qoftë në formim dhe sjellje, por në bazë të kësaj socialistët kanë të gjitha mundësitë dhe me gjendjen që është vendi duhet një njeri në atë post me integritet moral dhe që ti përgjigjet seriozisht krizave. Në këtë sens besoj se presidenti duhet të jetë një njeri me integritet moral por të ketë fuqi edhe mbi palët. PS te termi normal besoj se do zgjedhë ndonjë figurë që në radhët e veta duket normale, kjo është një situatë që socialistët besoj se e kanë mbyllur dhe kur të na japin normalen të jetë normale. E kanë kategorizuar atë figurën normale

Ndërsa deputeti socialist Petro Koçi nga ana e tij u shpreh se PS është duke u përgatitur për figurën e presidentit dhe natyrisht që lidhur me staturën e presidentit të ri duhet patjetër të ketë autoritet moral, por sidomos kredibilitet në shoqëri.

Besoj se PS po përgatitet për figurën e presidentit dhe natyrisht që lidhur me staturën e presidentit të ri duhet patjetër të ketë autoritet moral që i kalon dhe partitë politike, por sidomos të ketë kredibilitet në shoqëri. Na duhet një figurë që demonstron se parlamenti ka nxjerrë mësime nga presidentët më parë duke pasur parasysh dhe këtë të fundit i cili shpesh ka vënë në rrezik dhe stabilitetin e institucionit që ai drejton. Duhet të ketë kredibilitet në shoqëri. PS dy herë që është investuar produkti ka qenë në nivelet më të larta, më të mirët besoj se kanë qenë Moisiu dhe Meidani, ndërsa rasti i Metës ishte i detyruar të votonte kandidatin e propozuar nga LSI. Mendoj se në traditën e vet PS ka një traditë të mirë dhe besoj se do të ecë shumë mirë dhe këtë herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy