FactCheck zbardh pyetjet dhe penalitetet kush refuzon CENS

FactCheck zbardh pyetjet dhe penalitetet kush refuzon CENS

A është e detyrueshme përgjigja ndaj pyetjeve të Cens dhe përfaqësuesve të INSTAT të cilët do të trokasin në harkun kohorë të 42 ditëve në dyert e shqiptarëve?

Tre vite më parë parlamenti ka miratuar ligjin 140/2020 i cili e konsideron kundërvajtje penale mospërgjigjen dhe ka caktuar penalitet gjobë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

“sipas ligjit 140/2020 “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, ju jeni të detyruar të përgjigjeni.  Të gjithë personat në moshë madhore që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme. Mospjesëmarrja është në kundërshtim me ligjin”.

Referuar ligjit 140/2020 në nenin pesë pika një të tij thuhet “Të gjithë personat madhorë, me shtetësi shqiptare ose të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e censit jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar sipas pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji në pyetësorët e censit, në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme”.

Sipas verifikimeve të bëra nga FactCheck në nenin 21 të këtij ligji penalitetit renditen për “Kundërvajtjet, a) refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë, sipas nenit 5 të këtij ligji, me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Çdo deklarim ose zgjedhja e alternativës “Unë preferoj të mos përgjigjem”, sipas pikës 2 të nenit 4 të këtij ligji, nuk përbën kundërvajtje administrative.

Po si mundet INSTAT të bëjë verifikime mbi përgjigjet?

Ligji i njeh të drejtën e hetimit administrativ të kundërvajtjeve të parashikuara në këtë nen, INSTAT-i ka

të drejtë të konsultojë bazat e të dhënave shtetërore në Republikën e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në nenin 22 këto masa administrative konsiderohen tituj ekzekutiv “Gjobat e vendosura sipas përcaktimeve të nenit 21 të këtij ligji, janë tituj ekzekutivë dhe ekzekutohen në përputhje me përcaktimet e ligjit për kundërvajtjet administrative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy