Dyzet automjete zjarrfikëse dhe rreth 225 zjarrfikës po luftojnë me flakët që kanë përfshirë një bllok apartamentesh në Dagenham, në lindje të Londrës.
Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë evakuuar nga ndërtesa dhe një “operacion i rëndësishëm kërkim-shpëtimi” është duke u zhvilluar.
Skelat rreth ndërtesës në “Freshwater Road” u dogjën nga flakët, ashtu si edhe pjesë të pallatit deri në katin e gjashtë dhe çati. Deri tani nuk raportohet për viktima dhe as për shkakun e zjarrit, teksa “La Repubblica” publikoi edhe pamjet e frikshme të flakëve që përpijnë godinën.
“Zjarri po prodhon tym të dendur dhe ne këshillojmë banorët vendas të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura”, tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve, Alan Bendell.
Rruga ishte e mbyllur për qarkullim, teksa hetimet janë ende aktive. Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit.




