“Rama, i paprekur nga ndërkombëtarët”/ Burimi: PD të bëjë më shumë aksione simbolike për të bindur Brukselin (VIDEO)

“Rama, i paprekur nga ndërkombëtarët”/ Burimi: PD të bëjë më shumë aksione simbolike për të bindur Brukselin (VIDEO)

Analisti Genc Burimi tha në edicionin në Mcn Tv se protesta e PD-së dje nuk prodhoi gjë, dhe se duhen më shumë aksione simbolike për të bindur ndërkombëtarët për zgjedhje të parakohshme. Burimi theksoi që ndërkombëtarët mbështesin hetimet e SPAK-ut, por nuk shkojnë deri te Rama dhe zgjedhjet e parakohshme. Burimi propozoi një aksion të ngjashëm me atë të studentëve serbë, ku demokratët të shkojnë me biçikleta drejt Brukselit. 

 

Ajo protestë s’ka prodhuar ende asgjë. Jemi shumë larg asaj që pret PD, që janë zgjedhjet e parakohshme, ky është qëllimi final. Ajo protestë shërbeu thjesht për të treguar një simbiozë mes PD-së dhe një numri të madh shqiptarësh që s’pajtohen sot me këtë keqqeverisje të zhytur në korrupsion, por për momentin nuk shihet pas kësaj proteste se cili është hapi mbrapa. Nuk besoj se ajo që kërkon PD-ja, zgjedhjet e parakohshme, vjen nga kërkesa e saj. Kjo do të vijë kur të ketë një ndryshim paradigme te faktori ndërkombëtar. 

 

Leximi im është se faktori ndërkombëtar sot inkurajon këtë drejtësi të luftojë kurrupsionit, t’i shkojë deri në fund dosjes Balluku, por këtu ndalon ajo valë mbështetje e ndërkombëtarëve ndaj drejtësisë dhe popullit shqiptar. Ndërkombëtarët s’duan të shkojnë as te Edi Rama dhe aq më pak në zgjedhje të parakohshme, sepse vet situata gjeopolitike s’e mbështet. Nëse PD duhet të bëjë diçka, është të influencohet sa më shumë faktori ndërkombëtar drejt një pikëpyetje, se përse sot janë kapur gjithë këta bashkëpunëtorë të afërt me kryeministrin dhe vet ai, kryeministri, mbetet i paprekur. Kjo është nyja gordiane ku ndërkombëtarët s’janë komodë. 

 

Për t’ia arritur kësaj kjo opozitë duhet të marrë masa më simbolike, dhe më tërheqëse për mediat. PD të marrë biçikletat dhe të shkojë nga Tirana në Romë, dhe të arrijë në Bruksel. Këtë bënë studentët serbë që shkuan nga Novi Sadi në Bruksel”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy