15-vjeçarja denoncon dajën: Më përdhunoi kur isha 6 vjeçe

15-vjeçarja denoncon dajën: Më përdhunoi kur isha 6 vjeçe

Policia e Tiranës po kryen verifikimet pas kallëzimit që një vajzë 15-vjeçare ka bërë ndaj dajës së saj për abuzim seksual. Denoncimi është bërë në komisariatin nr. 3, ku një 15-vjeçare e shoqëruar nga nëna e saj ka ka denoncuar për përdhunim dajën e saj, 31 vjeç, raporton “Panorama”.

Burime nga policia thanë se paraprakisht janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit me iniciale F.S., daja i së miturës dhe pritet akti i ekspertimit mjekoligjor për të vijuar më tej hetimet.

Nga ana tjetër, Policia tha se janë përballë dy versioneve të kundërta, atij të të miturës dhe nënës së saj, që pretendojnë për një abuzim seksual të ndodhur para 9 vitesh dhe versionit të të dyshuarit, i cili mohon kategorikisht ngjarjen. Ai pretendon se denoncimi është një hakmarrje e motrës së tij, për shkak të një konflikti pronësie që ata kanë të trashëguar, nga ana tjetër, vajza 15-­vjeçare këmbëngul që thotë të vërtetën. Në deklarimin e saj, adoleshentja ka shpjeguar se kur është abuzuar seksualisht nga daja i saj, ajo ka qenë 7 vjeçe dhe nuk ishte në dijeni me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Veç të tjerash, ajo ka treguar se daja, në atë kohë 22 vjeç, i kishte kërkuar që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur. E frikësuar, vajza ka thënë se nuk ka mundur t’i tregojë të ëmës, derisa ajo së fundmi kishte filluar të dyshonte vetë. Nëna e minorenes është shprehur në polici se dyshimet e saj kishin filluar kohët e fundit, kur i vëllai ishte kthyer nga emigracioni, pasi prej vitesh nuk ndodhej në Shqipëri.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e Policisë, pritet që Prokuroria e Tiranës të bëjë një analizim të ngjarjes dhe të përcaktojë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Veprimi kryesor, sipas Prokurorisë, ka të bëjë me kryerjen e një ekzaminimi nëse vajza është e defloruar. Në rast se ky test rezulton pozitiv, sipas Prokurorisë, ekspertëve do t’u kërkohet përgjigje në lidhje me kohën e deflorimit të vajzës. Po kështu, pritet që i akuzuari dhe kallëzueset të rimerren në pyetje në lidhje me ngjarjen. /PANORAMA/ 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy