Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, është paraqitur këtë mëngjes në SPAK. Akoma nuk dihen detaje të plota mbi arsyen që ka çuar Marinajn në këtë institucion ligjor, ku ai është marrë në pyetje nga oficerët e BKH-së që nga ora 08:00.
Kujtojmë se Tonin Marinaj është nën verifikim sipas ligjit të dekriminalizimit nga KQZ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme, me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Në korrik të vitit të kaluar, grupi parlamentar i PD-së kërkoi nisjen e menjëhershme të një verifikimi të thelluar mbi të dhënat e deklaruara nga kryebashkiaku në formularin e vetëdeklarimit, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse për hetime të mëtejshme pranë SPAK. Kërkesa përfshin hetime për mundësinë e fshehjes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, ose për veprime të tjera kriminale.



