
Një histori e rëndë e shoqëruar me shumë pikëpyetje vjen nga Parisi në Francë, ku një vajzë vetëm 12-vjeçare raportohet e vdekur në mënyrë të dyshimtë.
Sipas mediave vendase trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet mbrëmjen e së shtunës në një valixhe, pak metra larg shtëpisë së saj, ndërsa nëna e kishte shpallur të zhdukur kur vajza nuk u kthye nga shkolla në shtëpi të premten.
Nga ana e autoriteteve kanë nisur hetimet, pasi në bodrumin e banesës familjare u zbuluan shenja rrëmbimi.
Pamjet e kamerave të sigurisë fiksuan një vajzë rreth të 20-ave duke hyrë në ndërtesë me vajzën dhe më pas duke dalë nga shtëpia me një valixhe.
Pak më vonë, valixhja u gjet me trupin e vajzës brenda, jo shumë larg shtëpisë së viktimës.
Fytyra e vajzës ishte e mbuluar me shirit, ndërkohë që kishte plagë me thikë në fyt dhe trupi i saj ishte i “shënuar” me numrat 1 dhe 0.
Së shpejti pritet të bëhet autopsia, ndërsa policia ka arrestuar katër personave, mes të cilëve edhe njeriun që zbuloi valixhen dhe lajmëroi policinë. Hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.



