
Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, që në nismë të saj, reagime nga mbrojtësit e mjedisit, për faktin se do të ndërtohet në Lagunën e Nartës, e përbërë nga mbi 10 000 hektarë tokë, si vendi i mijërave zogjve në transit.
Krahas kësaj, në aspektin ekonomik, Aeroporti do të sjellë benifite pë vendin.
Pano Soko, ekspert i ekonomisë, tha në “MCN economy”, se ndërtimi i Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të sjellë përfitime ekonomike, porse në kontest të kësaj, duhet menduar për ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen nga abuzimet e mundshme.
Për Vlorën nuk është mirë shkatërrimi i florës dhe faunës së lagunës së Nartës, nuk është e mirë të shkatërrohet, ajo mund te jetë pjesë e agjendës turistike të çdo grupi turistësh që do vijnë aty.
Për impaktin ekonomik nuk diskutohet që Aeroporti i Vlorës do të sjellë shumë më tepër benefite, edhe më shumë sesa kjo vlerë për të cilën unë besoj se ka abuzime aty brenda. Pra vlera 145 milion € qe do të paguajmë për Aeroportin e Vlorës ka abuzimin brenda, e ka sepse qeveria shqiptare për këtë gjë, është sot në një gjyq ndërkombëtar me kompaninë e renditur e dyta, por gjithsesi edhe me këtë abuzim, impakti qe do të ketë në qytetin e Vlorës, shpresoj shumë që Aeroportit të njihet ndërkombtarisht, të ketë flukse të qarkullimit nga të gjithë destinacionet nga ku ne presim të thithim turistë.
Pra duhet ta ruajmë mjedisin, një dhe e dyta të ruhemi nga abuzimet, sepse sa do që të jenë ato, do të shkojnë në dëm të xhepit tonë.
Për ekspertin e ekonomisë, Soko, ndërtimi i Aeroportit nënkupton që Vlora të kthehet në një hartë industriale.
Ndërtimi i një Aeroporti është një hap cilësor shumë përpara dhe nuk është problemi thjesht se do të zhvilloj turizmin. Vlora ka mundësi që të kthehet në një hap komunikues, qendra komunikuese ku lidhen, atu ka një varg infrastrukture e cila mund të vihet në përdorim, ku të agregojnë e gjithë infrastruktura për të krijuar një zonë shumë të rëndësishme industriale.
Pra, duke agreguar Aeroporitn me gazsjellësin TAP, me TEC e Vlorës, me të gjithë hapësirën që ke aty, ti ke mundësi që ta zhvillosh, patjetër që të përdoret edhe për turizëm ajo, por praktikisht do të mund të hapi disa hapësira për të zhvilluar dhe në plane të tjera.
Zhvillimi në fakt është të ndërtosh diçka të re në një gjë të vjetër. Unë jam shumë dakord që ti ruajmë dhe ti sjellin në vëmendje të gjitha vlerat që kemi për të përdorur, por që ne duhet të zhvillohemi, dhe asetet që ne kemi për të zhvilluar, për shkak se Shqipëria është kaq e vogël janë këto.



