Hakerimi i email-eve të prokurorëve/ Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili merret i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Hakerimi i email-eve të prokurorëve/ Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili merret i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili është marrë i pandehur nga SPAK. Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se Ismaili po hetohet në lidhje me dosjen e hakerimeve të email-eve të prokurorëve të SPAK, për të cilën janë arrestuar Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj. Ditën e sotme Ismaili ka qëndruar në ambientet e SPAK për afro 1 orë e 30 minuta. 

 

Ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

 

Vetëm pak sekonda më parë ka dalë nga ambientet e SPAK ish-kreu i Burgjeve Agim Ismailaj, i pashoqëruar nga një avokat. Ka qëndruar 1 orë e 30 minuta. Z.Ismaili është për herë të katërt që paraqitet në SPAK. Edhe pse zyrtarisht s’ka një konfirmim Mcn Live ka mundur të mësojë se gjithçka lidhet me dosjen ku të proceduar penalisht janë Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj, të arrestuar me kërkesë të SPAK dhe prokurorit Maksuti për dosjen e hakërimit dhe ndërhyrjes së paligjshme në emailet e prokurorëve të SPAK.  

 

Prej disa kohësh hetohet një grup i strukturuar kriminal. Deri në këto momente ka dy persona të arrestuar, mungon personi i tretë për të konfiguruar procedurialisht grupin e strukturuar kriminal. Pjesë e këtij hetimi ka qenë edhe Dritan Palnikaj, i njohur si sekretar i përgjithshëm i administratës shtetërore në disa ministri, i cili është njëherazi edhe nipi i Agim Ismailajt. 

 

Ismailaj ka qenë drejtor i Burgjeve në atë kohë kur Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj kanë marrë në mënyrë të paligjshme materiale nga emailet e prokurorëve duke i shkëmbyer në celularët e Ismailit dhe Palnikajt. Pritet që kjo dosje brenda nëntorit të përfundojë me masa të reja sigurie dhe kërkesë ndaj gjykatës, pasi edhe afatet tashmë janë ezauruar. Gjithçka po hetohet në kuadër të një grup të strukturuar kriminal”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy