
Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur edhe pulat në fshatin Guri i Gomares në Divjakë. Rasti i parë është raportuar në familjen Sinani, ku mbrëmjen e së hënës i kanë ngordhur 60 pula. Mirsida Sinani thotë se mishi i pulave të ngordhura ishte ngjyrë blu, ndërsa disa ditë më parë kishin marrë mjekim por pa rezultat.



