Operacion në Vlorë nga toka, ajri dhe uji/ Gjenden dy gomone dhe 140 kg hashash

Operacion në Vlorë nga toka, ajri dhe uji/ Gjenden dy gomone dhe 140 kg hashash

Një operacion i përbashkët nga ajri, toka dhe uji për parandalimin, evidentimin, goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike po zhvillohet në qarkun e Vlorës. Në operacion janë përfshirë forca të shumta policie, konkretisht: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Reparti Delta Force, Njësia Speciale FNSH Fier dhe Guardia di Finanza.

• Sekuestrohet një sasi me lëndë narkotike prej 140 kg në Delvinë.

• Evidentohen dhe asgjësohen 70 bimë narkotike në Gjormë, Vlorë.

• Bllokohen dhe sekuestrohen 2 mjete lundruese në fshatin Pish­Poro (midis Fierit dhe Vlorës).

• Shoqërohen 4 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjeve.

Gjatë kontrollove të ushtruara në fshatrat e lumit Vjosë dhe përgjatë vijës bregdetare Vlorë-­Himarë­-Sarandë deri tek malet e Delvinës, ka rezultuar se: — Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vergo të Delvinës pranë vendit të quajtur “Shahino”, midis disa shkurreve janë gjetur 6 thasë të mëdhenj sintetikë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sativa, me peshë totale prej 140 kilogramë. — Në vijim të këtyre kontrolleve, janë evidentuar dhe asgjësuar 70 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa në fshatin Gjormë të Selenicës, të mbjella në një zonë të pyllëzuar, me lartësi nga 10 cm deri në 15 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. — Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë lumit Vjosë, shërbimet kanë konstatuar dhe bllokuar 2 mjete lundruese “Gomone” në fshatin Pish­Poro, të cilat dyshoheshin se ishin fshehur me qëllim për të trafikuar lëndë narkotike. Vazhdojnë hetimet për arrestimin e autorëve të implikuar në këto veprimtari kriminale. Policia e Vlorës bën me dije se në ditët në vijim do të ketë kontrolle të rrepta me grupe pune të mirëorganizuara si dhe monitorimin e të gjithë territorit nga ajri, toka dhe uji me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme si dhe marrjen e masave për ndëshkimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy