
Kushdo që mendon për ndarje të territoreve të Kosovës po përgatitet për luftë të re në Ballkan.
Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur në forumin “Fol Hapur”, lidhur me fazën finale të dialogut, që sipas tij, duhet të përfundojë me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Haradinajt lidhur me këtë çështje duhet të përfshihen edhe presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja britanike Theresa May.



