“Kosova e frikësuar nga rritja e potencialit ushtarak serb”

“Kosova e frikësuar nga rritja e potencialit ushtarak serb”

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ka një tendencë permanente të rritjes së potencialit ushtarak të Serbisë. 

Këto komente, ministri Hoxhaj i ka bërë gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka folur në lidhje me raportet Kosovë­Serbi, pazhvillimeve të fundit, sidomos në pjesën veriore, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Nëse shihet se çfarë vendi ka vizituar kryeministri Vuçiq, vetëm në janar dhe dhjetor të vitit të kaluar, shihet se çfarë marrëveshje ka nënshkruar dhe sa “MIG”­a (aeroplanë ushtarak) apo raketa kanë blerë”, ka thënë Hoxhaj.

“Mund të them me përgjegjësinë më të madhe që balanci rajonal nuk është i njëjtë, çfarë ka qenë para tre muajve dhe kjo për neve është shqetësim”, ka thënë ministri Jashtëm i Kosovës.

Ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në raport Kosovë – Serbi, ka thënë ministri Hoxhaj janë pjesë e skenarëve të ndryshëm të cilët i ka ndjekur Serbia dhe mund t’i ndjek edhe në të ardhmen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy