Lakra shitet nën kosto/ Gorrea: Fermerët e Divjakës trefishuan prodhimin pa plan, nuk është faji qeverisë. Kemi produktet të mira, por jo të unifikuara (VIDEO)

Lakra shitet nën kosto/ Gorrea: Fermerët e Divjakës trefishuan prodhimin pa plan, nuk është faji qeverisë. Kemi produktet të mira, por jo të unifikuara (VIDEO)

Fermerët e Divjakës ankohen për rënie të fuqisë blerëse për prodhimet e stinës, të cilat thonë se po shiten nën kosto.

 

Prodhime si lakra, panxhari i kuq,  karota, preshi, qepa, patatja shiten me çmim 50 lekë të vjetra për kg. Në këtë nivel çmimesh sipas prodhuesve nuk mbulohen shpenzimet dhe as krahu i punës.

 

Josif Gorrea, kryetar i Bashkisë Divjakë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se fermerët kanë trefishuar sipërfaqen me lakër pa pasur garanci dhe kjo është arsyeja se pse prodhimi i tyre ka mbetur stok.

 

Është rasti i parë që vëmendja e qeverisë shqiptare është kthyer maksimalisht nga fermeri. Paketa e mbështetjes është më e arritura. Problematikat që u trajtuan nuk kishin të bënin me paketat, por me qejfmbetje të vjetra. Problemi kryesor që u ngrit ishte dogana. Jemi në një moment kur kemi hapur bisedimet me BE. Fermeri kërkon që qeveria të vendosë doganë për mallrat që vijnë nga jashtë. Është temë diskutimi mbi Shqipërinë. Kur ne kërkojmë të integrohemi në BE, nuk mund t’i vendosim kushte. Fermeri kërkoi të përfitonte për t’i bërë promovim vetes. Ishte ftuar nga unë për të ngritur probleme, jo për të prishur takimin. Ardhja e të gjithë qeverisë, kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrave ishte respekt për punën tonë. Donim të nxirrnim problemet, nuk u nxor asnjë problem. U bë zhurmë dhe u bë pis ai takim, ajo trevë. Këta njerëz nuk treguan asnjë vlerë. 

 

Problemi më i madh është lakra e bardhë. Unë jam bujk dhe e njoh mirë bujqësinë. Sipërfaqja e lakrës në Shqipëri këtë vit është trefishuar. Fermeri, duke parë që lakra kishte çmim të mirë, e trefishoi sipërfaqen. Nga 1 mijë hektarë e çuan në 3 mijë. Kush e ka fajin tani? Qeveria? 

 

Ajo sasi parash që qeveria ka vendosur për fermerin të jetë e barabartë për të gjithë. Qeveria po jep 70% të investimit që do bëjnë fermerët për insekticidet. Është vlerë shumë e lartë. 

 

Kush e planëzon produktin që unë mbjell në bahçen time? Këtë e bën fermeri me shoqatat e tyre, nuk mund ta bëjë qeveria. Ferma planëzohet duke u organizuar si fermerë, shoqatë. 

 

Nga 1 mijë hektarë lakër nuk mund të shkojë në 3 mijë. Faji mbetet i neve që punojmë në bujqësi. Përballemi në një treg rajonal. Ne nuk shesim për vendin tonë, prodhojmë për eksport. 

 

Çdo fermë në Divjakë, mbi 80%, është e planëzuar për eksport. Nga vjet sivjet sipërfaqja e lakrës është trefishuar. 

 

Sipas Gorreas, problemi kryesor në Shqipëri është se fermat janë të copëzuara dhe nuk ka unifikim të produktit. 

 

Po ashtu kryebashkiaku i Divjakës tha se fermerët kanë ende shumë punë me higjienën dhe magazninim e produktet. 

 

Problemet e mëdha janë se fermat shqiptare vijojnë të jenë të copëzuara. Kur të eksportojmë drejt BE-së, pyetjet kryesore janë sa fermerë kanë ngarkuar në një kamion. Sa më i lartë të jetë numri, aq më e madhe bëhet puna. Përballemi me një jounifikim të produktit. 

 

Linja nga vjelja deri në magazinim e drejt eksportit duhet përmirësuar: higjiena, larja. 

 

Produktet shqiptare kanë shije, prodhohen natyralisht. Hallka e magazinimit, pastërtia në vjelje duhet ta mësojmë më mirë.

 

Është rritur numri i kontrolleve, por fermeri ynë duhet të punojë me pastërti dhe të spërkasë aq herë sa duhet dhe të ruajë karencën e produktit. 

 

Bashkia Divjakë me agronomët që ka do të bashkëpunojë me grupet e fermerëve në mënyrë që të mos mbjellin pa kriter, të mos trefishojnë produktet pa planëzim, gjysmë kontrate. 

 

E dyta të shtojmë numrin e fermerëve që prodhojnë biologjikisht pa mbetje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy