Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kalemaj: Protagonizëm i Kurtit dhe Ramës, shumë show dhe pak përmbajtje

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kalemaj: Protagonizëm i Kurtit dhe Ramës, shumë show dhe pak përmbajtje

Mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, politologu Ilir Kalemaj e cilëson më shumë si mbledhje qeverie dhe si shoë.

Shumë show dhe pak përmbajtje. Dukej si një rrufe në qiell të hapur kur pas dy vitesh mungesë komunikimi, në një mbledhje qeverie se e tillë ishte, se aty nuk kishte debat parlamentar dhe rezoluta, pati thjesht protagonizëm të dy kryeministrave dhe secili bëri fushatën e vetë elektorale, duke qenë se dy shtetet janë në fushatë elektorale.

Ishte një shërbesë elektorale që i bënë njeri tjetrit. Por në thelb ishte një martesë e vështirë. Secili foli për hallin e vetë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Kalemaj tha se Edi Rama i bëri në kritikë të hapur Kosovës që pse nuk kanë bërë një rezolutë lidhur me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerë ish-luftëtarë të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë në pritje për tu gjykuar.

Në vijim tha se Albin Kurti shigjetoi Shqipërinë hapur lidhur me Luginën e Preshevës, për të cilën Kurti ndan çdo vit një fond për këtë zonë.

Drupal Ad

Zoti Rama nuk ka çuar asnjëherë asgjë, por Shqipëria ka humbur shansin dy herë kur ishte vend kryesues i OSBE dhe kur ishte në krye të OKB-së.

Është lider që duke qenë se pretendon se është lider i Shqipërisë etnike, duhet të thoshte një fjalë për pasivitetin e adresave ku sot Lugina ka gjysmën e popullsisë, nga 135 mijë që ishin dukur.

Ata janë duke u persekutuar dhe kush më shumë se kryeministri ynë mund t’i ndihmonte.

Aq më tepër që ata kërkojnë vetëm hapjen e shkollave shqope dhe libra shqip.

Kjo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë.

Rama këtu nuk thotë asgjë se atë që mund të thotë një delegat francez, një emisar gjerman a dikush tjetër.

Ne nuk kemi nevojë për këto parulla, nga zoti Rama ne kemi nevojë të dëgjojmë se çfarë po bën ai konkretisht për të ndihmuar shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi.

Por edhe Kosovën mund ta ndihmonte, duke qenë vend anëtar i NATO-s mund të lobonte për të përshpejtuar hyrjen në NATO, mund të lobonte për njohjen e Kosovës etj.

Mund të bëhej më tepër me infrastrukturën dhe ndërlidhjen, ndërkohë që ne sot nuk kemi ende një hekurudhë me Kosovën.

Ne do ndërtojmë hekurudhat me Malin e Zi, por nuk kemi ende një hekurudhë me Kosovën. Ftohjet mes Prishtinës dhe Tiranës nuk kanë filluar me Banjskën, por më herët.

Gjithçka me krijimin e partisë Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri dhe gara për të ndikuar kush më shumë e kush më pak në Maqedoninë e Veriut apo dhe në Mal të Zi dhe Preshevë.

Ka qenë një luftë e ftohtë mes të dyve e cila u reflektua deri aty sa nuk kishte më komunikim dhe i përcillnin njeri tjetrit mesazhe përmes medias.

Është i tepërt banaliteti i marrëdhënieve personale që ka prekur marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo që nuk shkon mes tyre është egoja se kush do ketë primatin e komandantit të shqiptarëve në rajon.

Kalemaj ndan bindjen se kreu i opozitës Sali Berisha duhet të ishte në mbledhjen e dy kuvendeve për të dhënë kontributin e tij si shtetar, si dhe përmendi lidhjet që ka fisi Berisha edhe në Kosovë.

Mendoj se janë meskinitetet e vogla të politikës shqiptare, apo kur nisi zoti Bardhi të fliste, Rama doli nga salla, ndërkohë që nuk duhen futur në këto lloj samite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy