Tahiri: Çështja e shkëmbimit të territoreve në Kosovë, gabim i Thaçit dhe Ramës (VIDEO)

Tahiri: Çështja e shkëmbimit të territoreve në Kosovë, gabim i Thaçit dhe Ramës (VIDEO)

Kuvendi sot votoi ngritjen e një Komisioni për verifikimin e informacionit që u përfshi në raportin e Këshillit të Europës për veprimtarinë e UÇK-së në Shqipëri. Lidhur me këtë, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, për edicionin e lajmeve në Tvt, iu shpreh se kjo është mësë e vonuar dhe e cilësoj si një marketing politik.

“Ngre pyetjen a mos është vonë inicimi për ngritjen e këtij komisioni, vetë Dick Marty ka që në vitin 2011, është shumë vonë që pas 9 vitesh, më shumë është një marketing politik se sa një iniciativë e sinqertë, sepse tashmë një pjesë kryesore e ish-liderëve të UÇK-së janë në gjykatë, dhe se çfarëdo efekti që do të mund të nxjerrë ky komision, nuk do të ketë asnjë efekt në proces, i cili tashmë veç ka filluar". 

Tahiri në analizën e saj, më tej u shpreh se diskutimi per shkëmbimin e territoreve është gabim i rëndë i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës dhe se politikat e jashtme të BE kanë reflektuar keq në Ballkan.

“Sa i përket shkëmbimit të territoreve, ishte gabimi historik i Thaçit dhe i Ramës që hyn në këto lojëra të rrezikshme, sepse kjo kishte si sfond përpjekjet e Serbisë për ta marrë veriun e Kosovës sepse ne kemi qenë të shtypur e të okupuar, vetëm se veriu i Kosovës ishte i pasur me minerale dhe xehe, dhe Serbia nuk po mund të pajtohet më që të mos ketë qasje në arin e argjendin e pasuri të tjera. Prandaj kam porosi si një politikane e vjetër për të gjithë politikanët që të mos luhet me këso lojëra të rrezikshme, nëse duhen prekur kufijtë, atëherë duhen prekur në të gjithë Ballkanin”.

Tahiri pret që si rezultat final i bisedimeve Kosovë-Serbi, të jetë njohja reciproke mes dy shteteve në kufi aktual sepse sipas saj, nuk ka një alternativë të detyrë për një paqe të qëndrushme në Ballkan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy