Kosova njeh dokumentet e serbëve në veri, Rama: Një Ballkan i integruar në BE është fitore strategjike

Kosova njeh dokumentet e serbëve në veri, Rama: Një Ballkan i integruar në BE është fitore strategjike

Kosova vendosi të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet për serbët pa dokumente kosovare, duke zbatuar gradualisht Ligjin për të Huajt dhe atë për automjetet nga 15 marsi. 

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama mirëpriti vendimin, duke theksuar në rrjetin social X se koordinimi midis Kosovës dhe BE-së është i rëndësishëm, dhe se Bashkimi Evropian duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të përshpejtojë procesin e anëtarësimit. 

 

Rama e quajti një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së si një fitore strategjike për Evropën, jo një bamirësi. 

 

"Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e Evropës vetë.

 

Vendimi i qeverisë së Kosovës erdhi pasi një pjesë e serbëve në veri të vendit nuk janë pajisur me letrat kosovare sipas përcaktimit në ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që nisin zbatimin të dielën e 15 marsit.

 

Albin Kurti e njoftoi vendimin pas një takimi këtë të shtunë në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

 

Ligjet do të hyjnë plotësisht në fuqi të dielën dhe kërkojnë që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të qarkullojnë në Kosovë më shumë se tre muaj pa autorizim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy