Investimet e huaja direkte kanë shënuar një tjetër vlerë rekord këtë vit, të nxitura ndjeshëm nga blerja e pasurive të paluajtshme nga ana e rezidentëve.
Lidhur me këtë ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ u shpreh se lajm i mirë kur sheh se 54% e IHD-ve në 2024 është vlera e parave të gjeneruara në Shqipëri dhe jo pozitive kur sheh se ato investohen në pasuri të paluajtshme.
Ajo tha se blerja e apartamenteve apo njësive akomoduese është direkt investim i huaj, por nuk është lajm i mirë për ekonominë sepse duke u investuar në sektorin e ndërtimit janë të ngurtësuara dhe nuk na sjellin para, nuk rigjenerohet duke sjellë rritjen e ekonomisë.
Sipas saj, duke u fokusuar te sektori i turizmit jemi ne ata që e kemi orientuar investitorin se ku duhet të blejë.
Pozitiv nëse do e marrin në aspektin e vlerës së hyrjes dhe jo pozitiv nëse analizojmë se ku janë investuar këto para.
Ne kemi investim të lartë por ku po investohen sepse 20% e tyre po investohen në blerjen e njësive tregtare apo banesa, pasuri të paluajtshme dhe nëse 20% e këtij investimi po shkojnë për këtë pasuri do të thotë se është ngurtësuar te sektori ndërtimit.
Ky nuk është lajm i mirë për ekonominë sepse duke u investuar në sektorin e ndërtimit janë të ngurtësuara dhe nuk na sjellin para, nuk rigjenerohet duke sjellë rritjen e ekonomisë.
Blerja e një apartamenti është direkt investim i huaj, ka të bëjë me para që vijnë nga jashtë tregut shqiptar dhe këto apartamente apo njësi banimi hyjnë te pjesa e investimeve të huaja dhe vetë blerja e një njësie është investim që bëhet.
Më tej ajo shtoi se nëse po flasim për atë Shqipërinë turistike dhe i kemi vendosur rëndësi ndërtimi të resorteve, në këtë mënyrë e kemi orientuar investuesit se ku ai duhet të blejë. Sipas saj ne kemi nivel të ulët të investimeve të huaja sepse qeveria shqiptare s’ka një strategji të mirëfilltë për ti përthithur këto investime
Kur flasim aktualisht për sektorin e ndërtimit klienti shqiptar tashmë ka ndryshuar. Në bregdet është ai qytetari me të ardhura të mesme dhe të larta, dhe jo qytetari me të ardhura të vogla. Është shumë e pranueshme dhe pritshme që të kemi këto nivele blerjesh përsa kohë këto investime janë kanalizuar.
Nuk është rastësi që nga 2021 e në vijim jemi në këto nivele 20% të investimeve bëhen në pasuritë e paluajtshme sepse e kemi orientuar vetë klientin në këtë drejtim.
Investime të huaja janë ato që vijnë si para të huaja, pra 54% janë para të rigjeneruara nga tregu shqiptar dhe kjo vlerë në përqindje është më e lartë për shkak dhe të kursit të këmbimit, por ajo që shoh është se investimet e huaja në para të re në tregun shqiptar është e ulët.
Qeveria shqiptare s’ka një strategji të mirëfilltë për ti përthithur këto investime të huaja. Ajo po mbështet sektorin e turizmit dhe ndërtimit dhe kjo përkthehet në blerjen e banesave dhe njësive të akomodimit.



