Humbja e thellë e opozitës, Daci: Dështimi i faturohet Berishës, qytetarët nuk e duan më si alternativë (VIDEO)

Humbja e thellë e opozitës, Daci: Dështimi i faturohet Berishës, qytetarët nuk e duan më si alternativë (VIDEO)

Politologu Alban Daci në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar humbjen e thellë të opozitës për të cilën u shpreh se rezultati ishte i qartë pasi Rama nuk kishte përballë një kundërshtar.

Ai tha se largimi i Berishës solli shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe se sipas tij thelbi kryesor i sulmit dhe këtij dështimi është ish-lideri historik i PD-së.

Nëse ne themi se nuk e dimë çfarë ndodhi ka dy opsione ose jemi naiv ose nuk jemi të sinqertë sepse çdo sondazh e nxirrte një gjë të tillë dhe ato flisnin qartë që se donin një rikthim të liderit të së kaluarës. Nuk mendoj se ka më shqiptarë që kërkon më të kaluarën. Çdo gjë e ka një fund dhe një fillim dhe pas 30 vitesh mbyllet një cikël dhe hapet një i ri. Edhe Rama ka shumë por ama sot për sot ai ka pushtetin dhe nuk kishte përballë një alternativë më të mirë. Shqiptarët kanë ndjekur të keqen më të vogël.

Në vijim ai theksoi se ligjërisht ka vetëm një PD dhe duhet analizuar pse ajo është kështu, dhe sipas tij ajo është kështu sepse një grup i rëndësishëm i PD masakroi atë për të marrë pushtetin dhe morën përgjigje se qytetarët nuk e duan më atë alternativë.

Deri tani kishin alibinë se kemi shumicën, referendumin, më thoni ca shumice kanë me këtë rezultat. Është kollaj ta kesh shumicën në një forcë politike ku ke 30 vite, por është e vështirë që të kesh mbështetjen e saj. Berisha nuk mund të fitonte. Nëse ne i largohemi thelbit të krizës demokratike nuk jemi të sinqertë. Thelbi kryesor i këtij sulmi dhe dëmtimi është ish lideri i saj historik, i cili  nga një çështje jo personale e ktheu në çështje personale kundër partisë që bëri gjithçka për ta marrë partinë dhe në fund na tregoi se nuk e duan më.

Daci tha se problemi është se Berisha ka humbur jo vetëm se nuk është më alternativë, por për faktin se nga kriza e brendshme e PD dhe ai pati goditje nuk pati kohën e mjaftueshme për të ngritur strukturat.

Një Berishë në situatën normale duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai nuk do e japë sepse atij i duhet një forcë se sbën. Këto zgjedhje janë një sinjal alarmi për Shqipërinë ku një njeri i vetëm ka të gjitha pushtetet në dorë, kjo nuk e forcon demokracinë, por ka dhe një gjë pozitive sepse mund të ndihmojë për një proces unifikimi për opozitën e së ardhmes. Shqiptarët kanë folur qartë dhe janë duke kërkuar një rrotacion seriozë dhe mendoj se PD mbtetet realisht forca më e madhe e së djathtës për të kaluarën dhe PD e ka obligim ringritjen e saj të sinqertë dhe të hapet 360 gradë, të largohet nga farefisnia, klanizmat. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë demokratët dhe se patjetër duhet të ketë një lider iniciues. Ka vetëm një rrugë ose ngrihet PD ose shpërbëhet kam shpresë se do ngrihet dhe mendoj se realisht pavarësisht se në PD ka munguar promovimi i meritokracisë ka akoma burime njerëzore shumë të mira dhe një model i tillë se njoh nga afër por është ai djali i ri që fitoi Kavajën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy