Turizmi në “tokë të minuar”, Buxhuku: Pesë aktet ligjore si janë marrë pronat, e drejta e pronës një kaos total

Turizmi në “tokë të minuar”, Buxhuku: Pesë aktet ligjore si janë marrë pronat, e drejta e pronës një kaos total

Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustrisë në ‘MCN Economy’ lidhur me pronat me dy certifikata pronësie renditi 5 aktet ligjore, 5 mënyrat se si janë marrë këto prona. Ai tha se çështja themelore e një shtetit është ajo e pronës, e cila është e shenjtë dhe e paprekshme. Sipas tij, ishin pronarët e ardhur pas viteve ’90 ata që krijuan kaosin me ish pronarët dhe pronarët e dyfishtë.

U tha qartë që kemi të bëjmë me problematikë thelbësore për pronën që është çështja thelbësore e një shteti, qoftë ai komunist apo demokratik ajo është një problem për sistemin e një shteti çfarëdo qoftë prona është e shenjtë e paprekshme. Fakti që ne diskutojmë pronën, është se po ti fitesh në origjinë çdo investim ka problematika dhe kjo tregon se ende jemi në pikën 0. Lëmshi është i pamasë, janë 5 mënyra se si është përfituar prona në Shqipëri, në rend kronologjik, kanë vepruar nëpërmjet komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronës, ka vepruar me ligjin 7501, kanë vepruar me privatizimin e objekteve shtetërore, me legalizimet dhe investitori strategjik. Pra janë pesë akte ligjore të cilat kanë krijuar një kaos të pamësë.

Më tej ai theksoi se po marrim faktin se kemi një kaos të vërtetë ligjor, ndërsa mendon se ka dy faktorë e para politikanët që kanë ardhur pas ‘90 kanë pasur synim kaosin ligjor që ata të kishin fuqi të pakufizuar që t’ia jepnin atyre që dëshironin dhe e dyta në këtë kaos ligjor s’ka ndodhur vetëm rrahje, por dhe vrasje pikërisht për këtë zonë.

Interesi është rritur, njerëzit janë pajisur me certifikata pronësie të cilat mbivendosen me akte ligjore dhe secili në të drejtën e vetë e tund një nga 5 ligjet dhe këtu sa më shumë rritet interesi aq më shumë do ketë përplasje. Këtu nuk bëhet më fjalë për garanci prone, edhe ligji forma e pestë kjo e investimeve strategjike u bë për këtë arsye, sepse diheshin konfliktet që ishin resht dhe shteti e nisi dhe njëherë nga fillimi, pra është një kaos total që prek një nga të drejtat themeltare të njeriut, që është e drejta e pronës.

I pyetur se sa e dëmton turizmin kjo problematikë, Buxhuku tha se turizmi lidhet drejtpërdrejt me pronën, dhe se nuk mund të hidhen përshembull 100 mln pa pasur garancinë e pronës.

Praktikisht këtu nuk shikojmë ndonjë investitorë të madh, një investitor strategjik i vërtetë pavarësisht markave që përdorin e kanë shumë të qartë që siç kanë nxjerr ligjin nr.1, nxjerrin dhe ligjin nr.2 dhe për të krijuar këtë kakofoni e ka të vështirë të ndërhyjë me investime  të mëdha , pra ti je një shtet jo serioz. Edhe emrat që qarkullojnë për investitorë të mëdhenj strategjikë nga pas janë vendorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy