Koronavirusi po frenohet, regjistrohet numri më i vogël i të prekurve që nga 23 janari

Koronavirusi po frenohet, regjistrohet numri më i vogël i të prekurve që nga 23 janari

Në Kinë po vihet re një ngadalësim i përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore raportuan numrin më të ulët të rasteve të konfirmuara që nga fundi i janarit, pjesërisht për shkak të një ndryshimi në kriteret diagnostikuese për pacientët në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit.

Të mërkurën, sipas statistikave zyrtare, në Kinë kishte 394 raste të reja të konfirmuara, një rënie e menjëhershme nga 1 749 raste një ditë më parë dhe numri më i ulët që nga 23 janari.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në territorin e Kinës në 74 576.

Frika e virusit është përhapur në të gjithë Azinë Juglindore, me raste të regjistruara në Filipine, Singapor, Tajlandë dhe Vietnam.

Filipinet, Singapori dhe Vietnami kanë kufizuar fluturimet nga Kina kontinentale dhe kanë pezulluar hyrjen pa viza ndërsa ekzaminimet shëndetësore në pikat e hyrjes janë shtuar.

Tajlanda, e cila nuk ka vendosur kufizime të tilla, raportoi një rënie prej 90 përqind të mbërritjeve nga territori i vendit këtë muaj, një goditje kjo për sektorin turistik tashmë të bllokuar, i cili përbën gati një të pestën e ekonomisë.

Ndërsa në Japoni, dy pasagjerë të anijes “Diamond Princess” ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit. Viktimat janë një burrë 87-vjeçar që vuante nga zemra dhe bronkiti, dhe një grua 84-vjeçare. Të dy rezultuan pozitivë për virusin edhe pse shkaku i vdekjes së gruas u cilësua pneumonia.

Më shumë se 620 pasagjerë në bordin e anijes me 3 700 njerëz janë infektuar me koronavirus. Autoritetet japoneze konfirmuan se në listën e të infektuarve janë edhe një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë dhe një tjetër i sekretariatit të kabinetit, të cilët kanë punuar në kroçerën që tashmë është kthyer në karantinë.

Anija është ankoruar në Yokohama afër Tokios është konsiderohet karantina më e madhe e koronavirusit jashtë epiqendrës kineze. Megjithatë, prej saj vijojnë të zbresin njerëz, që pasi rezultojnë negativë për virusin lihen të lirë të largohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy