
Gazetari nga Mali i Zi, Gjok Dukaj, thotë se arsyeja e shtyrjes së vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, është për shkak të motit.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se nuk ka asnjë arsye tjetër, pasi vizita është e paralajmëruar prej ditësh dhe se ajo do të kryhet në ditët në vijim.
I pyetur se çfarë pritet të diskutohet gjatë takimit të saj me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ai tha se situata energjetike në rrafshin europian do jetë një ndër temat që do diskutohet.
Duke marrë parasysh edhe situatën politike në Mal të Zi, kanë çfarë të bisedojë me autoritetet malazeze. Ajo do të bisedoj me kreun e shtetit Gjukanoviç dhe Kryeministrin teknik Abazoviç.
Edhe pse nuk ka detaje të takimeve që do të diskutohen. Duke marrë parasysh situatën, kanë çfarë bisedojnë.
Dy vitet e fundit nga zgjedhjet parlamentare të para dy viteve, situata politike në Mal të Zi, është mjaft e brishtë, pasi është votuar mocioni i dy qeverive dhe qeveria e Abazoviç është me mandat teknik.
Për Abazoviç, nëse marrim parasysh rrethanat që kabineti ka funksionuar që nga zgjedhja në parlament, ka vepruar në gjendje mjaft të kufizuar, se ishte qeveri e pakicës.
Dhe nga 19 gushti është votuar mocioni ndaj qeverisë së Abazoviç. Gjithë kjo do të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura së fundmi, duke pasur parasysh rezultatin, mund të themi se Abazoviç nuk është i kënaqur me rezultatin e arritur.



