Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 389 raste të reja me Covid-19.
Duke u nisur nga numri i lartë i testimeve që raporton Ministria e Shëndetësisë, 2420 të tilla, rënia e rasteve të reja mund të konsiderohet e konsiderueshme.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 viktima.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.



