Ditën e nesërme zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ku partitë shqiptare do të garojnë të bashkuar në listën Lugina e Bashkuar.
“Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për zgjedhjet në Luginën e Preshevës që do të zhvillohen ditën e nesërme.
Rama uroi për “pjesëmarrje të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar”.
“Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, tha ai.
Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës vendosën që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.



