
Në Kosovë përfundimi i procesit të votimit i hapi rrugë atij të numërimit. Në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, kryeson garën.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani nga KQZ-ja, nga 64,71% e votave të numëruara, Rama vazhdon të kryesojë me 51,22%, ose 25.660 vota.
Rivali i tij nga Vetëvendosja, Arben Vitia, e ndjek me 24.438 vota, ose 48,78%.



