Kryeministri finlandez: Me lëvizjet e fundit për kufirin në Balltik, Rusia po “teston” NATO-n

Kryeministri finlandez: Me lëvizjet e fundit për kufirin në Balltik, Rusia po “teston” NATO-n

Rusia, përmes lëvizjeve që ka bërë së fundmi në kufijtë e saj perëndimorë, mund të “testojë” vendet e NATO-s, tha sot kryeministri finlandez Petteri Orpo nga kryeqyteti i Letonisë ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

Ne duhet të përgatitemi mirë kundër çdo lloj kërcënimi nga Rusia.

Ndërkohë gjatë së enjtes, autoritetet estoneze akuzuan rusët për heqjen e një sërë bovash në lumin Narva i cili ndan të dy vendet.

Drupal Ad

Në fillim të kësaj jave, Ministria ruse e Mbrojtjes paraqiti një draft me ndryshimet e propozuara të kufijve në rajonin e Balltikut, duke nxitur reagimin e Lituanisë dhe Finlandës.

Megjithatë dokumenti është hequr nga faqja e internetit e qeverisë ruse pa shpjegime.

“Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të shikojmë me shumë kujdes se çfarë po ndodh realisht. Ndoshta po na testojnë, por ende nuk e dimë. Rusia do të mbetet kërcënimi më i rëndësishëm për sigurinë evropiane ”, tha kryeministri finlandez nga Riga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy