Kolumbi, të paktën 80 të vdekur nga sulmi rebel

Kolumbi, të paktën 80 të vdekur nga sulmi rebel

Një sulm i përgjakshëm nga rebelët e ELN ndaj ish-disidentëve dhe civilëve që nga e enjtja ka shkaktuar më shumë se 80 të vdekur në provincën verilindore të Catatumbo në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën, sipas numërimit të fundit të viktimave, i cili u bë publik të dielën nga autoritetet.

“Ne vlerësojmë se më shumë se 80 persona kanë humbur jetën”, tha në një deklaratë William Villamisar, kreu i qeverisë lokale në provincën e Norte de Santander, ku ndodhet distrikti Catatumbo.

Numërimi i mëparshëm zyrtar, i bërë publik të shtunën nga Avokati i Popullit, fliste për rreth 60 të vdekur.

Mbi 20 persona u plagosën dhe rreth 5000 u zhvendosën nga zona e përplasjeve, sipas Villamisar.

Që nga e enjtja, kryengritësit nga të dy fraksionet janë përplasur për kontrollin e rajonit, i cili konsiderohet strategjikisht i rëndësishëm për prodhimin e kokainës.

Përballë këtij kapitulli të ri të dhunës, i cili kujton orët më të këqija të luftës civile në Kolumbi, ushtria po intensifikon dislokimin e njësive të saj në malet e rajonit Catatumbo, ku situata është shumë kritike.

Sipas një njoftimi nga forcat e armatosura, më shumë se 5000 anëtarë të tyre u vendosën për të “rritur sigurinë”.

Ministri i Mbrojtjes Ivan Velasquez shkoi në qytetin e Cucuta, në kufirin me Venezuelën, për të koordinuar operacionet kundër rebelëve.

Sulmi nga ELN, ose Ushtria e Çlirimit Kombëtar, i dha fund armëpushimit me disidentët e ish-FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) dhe çoi në pezullimin e ri të negociatave të paqes me vendim të presidentit socialdemokrat Gustavo Petros.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy