Në 26-vjetorin e themelimit të PS-së, Rama e ka mendjen akoma te Basha: Hera e parë që festojmë bashkë dy ditëlindje

Në 26-vjetorin e themelimit të PS-së, Rama e ka mendjen akoma te Basha: Hera e parë që festojmë bashkë dy ditëlindje

Nga festa me rastin e 26-vjetorit të themelimit të PS-së, kryetari i socialistëve, Edi Rama nuk nguroi që të përmendte faktin se sot ka ditëlindjen edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në fund të fjalimit të tij, që ndryshe nga herët e tjera ishte i shkurtër, Rama tha se për herë të parë festohen në një ditë ditëlindja e PS-së dhe dita e lindjes së Bashës. Kryeministri la të nënkuptuar se tashmë PS-PD janë bashkë, duke marrës shkas dhe nga marrëveshja e 18 majit, ku opozitës iu dhanë 6 ministri, përfshi dhe posti i zv.kryeministrit.

“Ndoshta nuk është e parëndësishme të thuhet në punë, që është hera e parë që festojmë ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe ditëlindjen e kryetarit të PD-së”, e mbylli fjalimin e tij Rama, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy