
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit të ujit në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Për kryebashkiakun e Mirditës, Alber Mëlyshi kjo rritje me afro 50% për konsumatorët familjarë nuk është bazuar në një analizë të saktë të gjithë problematikës dhe se do duhet të realizohej një tryezë diskutimi me të gjitha palët..
Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Mëlyshi tha se konsumatorët familjarë janë të shqetësuar dhe ata deri në këto momente nuk ishin njohur me këtë fakt.
Sipas Mëlyshit, kjo rritje rëndon konsumatorët e rregullt dhe nuk ka ardhur vetëm për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së rrjetit, por edhe nga mospagesat nga ana e qytetarëve.
Duhet të ishin ndjekur disa rregulla përpara se të shkohej tek ky vendim, nuk ka ndodhur. Kjo analizë duhet të ishte bërë përpara dhe diskutimi me aktorë të tjerë publikë dhe privatë , me qytetarë, një diskutim me ta për të analizuar situatën dhe atëherë mund të ishte shkuar tek rritja.
Sot është rrit çmimi i ujit, është dyfishuar për konsumatorët familjarë. Gati 50% për konsumatorët publikë dhe ata privatë dhe kemi arritur në një fakt të kryer për bashkinë Mirditë dhe Lezhë.
Është muaji i parë që ka filluar reagimi i qytetarëve pasi është muaji i parë që fatura ka shkuar me rritje çmimi. Një pjesë e mirë e konsumatorëve akoma nuk di nëse uji vijon të jetë në varësi të pushteti lokal apo me drejtorinë rajonale.
Kemi diskutuar dhe me shoqërinë rajonale të ujësjellës kanalizimeve dhe mbahen në mënyrë permanente tek ideja se është e pamundur përllogaritja e kostos së shpenzimeve që ata kanë për të mirëmbajtur rrjetet dhe kanalizimit. Mund të jetë edhe e logjikshme po ta shohim në këtë aspekt po duheshin parë në mënyrë progresive dhe faktorët ekonomike në secilën prej këtyre bashkive.
Në këtë kontekst duhet të ishte shkuar tek një vendim më i qartë. Konsumatorët familjarë janë të shqetësuar.
Përveçse se fatura që i ka shkuar me rritjen nuk kanë qenë të informuar. Ne në shtator jemi pyetur si organ dhe ne kemi shprehur mendimin tonë negativisht, për të mos e rritur çmimin e ujit dhe pse nuk mund të shkohet tek kjo rritje.
Është rritje që nuk është bazuar në një analizë të saktë të gjithë problematikës. Asnjë nuk ka shkuar tek familjet apo subjektet që nuk paguajnë për ta ndërprerë atë. Kur nuk bëhen këto lloje analizash i bie të faturosh mbi dyfishin ata që janë korrekte dhe paguajnë.
Nuk është çështje tek mosfaturimi, por mospagesa e një % të caktuar që ose janë thjesht banorë me anë të dokumentacionit, por nuk jetojnë aty ose ka konsumatorë të tjerë që përgjithësisht nuk e paguajnë dhe kjo do rëndojë tek familjet që jetojnë aty dhe paguajnë.
Do jemi në bisedime me aq sa përfshihet pushteti vendor në shoqërinë rajonale të ujësjellës kanalizimeve q të kërkojë më shumë investime dhe të jetë më korrekte në ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.



