Milo: Një përballje e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit do të angazhonte në konflikt fuqitë e mëdha (VIDEO)

Milo: Një përballje e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit do të angazhonte në konflikt fuqitë e mëdha (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se një përballje e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit do të angazhonte në konflikt fuqitë e mëdha

Megjithatë, Milo tha se SHBA-të nuk janë të interesuara të zhvillojnë konflikte me vendet arabo-myslimane.

Franca është një vend i madh europian, është vend anëtar i NATO-s me peshë, ka një rol gjithsesi. Franca duke qenë de facto në krye të BE bashkë me Gjermaninë ka peshë dhe rol dhe flet dhe në emër të BE-së.

Nuk duhet nënvlerësuar roli i Francës, për sa kohë historikisht ka rol në këto zona. Jo vetëm në Liban, Franca ka një rol dhe në vendet afrikano-veriore që lagen nga deti Mesdhe, duke nisur nga Tunizia, Algjeria, Maroku.

Në rast se Irani përplaset drejtpërdrejt me Izraelin kjo do të ishte një zhvillim shumë negativ në Lindjen e Mesme dhe mund të ishte edhe  një shkak për ta zgjeruar konfliktin në përmasa më të gjëra  ku patjetër do të kishte angazhimin e disa fuqive të mëdha, në radhë të parë të SHBA-ve, të cilat kanë deklaruar qartë se do t’i ndodhen Izraelit në krah në rast se ka një konflikt me Iranin. Kjo do të thotë që edhe vende të tjera që mbështesin Iranin, në radhë të parë Rusia, patjetër që do të mbante një qëndrim. Po edhe Turqia nuk do të rrinte indiferente.  

SHBA-të nuk janë të interesuara të konfliktohen me vendet arabo-myslimane sepse atje ka interesa shumë herë më të mëdha. Janë burimet kryesore energjetike që ndodhen atje dhe kanë peshë dhe rol të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy