
Tre ditë para takimit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, i dërguari i SHBA-ve për dialogun mes vendeve ballkanike, ka njoftuar se Hashim Thaçi, president i Kosovës, nuk do të marrë në atë takim. Kjo për shkak të aktakuzave të ngritura nga Gjykata e Hagës ndaj Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, duke i akuzuar për vrasjen e 100 personave.
Ndërkohë pak çaste më pas ka qenë vetë Grenell i cili ka njoftuar se kush do të jetë përfaqësuesi i Kosovës në atë takim. Sipas tij vendin e Thaçit do ta marrë kryeministri Abdullah Hoti.
Sakaq për gjithçka rëndon për Thaçin dhe Veselin ka folur Albin Kurti, ish-kryeministër i Kosovës deri pak ditëve ku u shkarkua me nocion mosbesimi në parlament. Në fjalën e tij Kurti deklaroi se lufta e UÇK-së është e drejtë dhe beson në pafajësinë e saj, por që sipas tij, ajo që po shohim sot është pasojë e gabimeve të vjetra.Sipas tij, aktakuzat e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ajo çfarë po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme. E di qe UÇK është luftë e drejtë, kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe veteranët e invalidët e luftëtarët janë më të drejtën e tyre e tonë,”-tha ai.



