Takimi Rama-Basha, reagon Vasili: Ai që ka më shumë pushtet duhet të bëjë lëshime

Takimi Rama-Basha, reagon Vasili: Ai që ka më shumë pushtet duhet të bëjë lëshime

Ndërkohë që kreu i qeverisë dhe ai i opozitës u ulën në tryezën e bisedimeve në praninë e preidentit Nishani, kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ishte i ftuar në një emision paraditeje. Gjatë emisionit “Vila 24”, Vasili komentoi takimin Rama-Basha në Presidencë.

Vasili tha se ai që ka më shumë pushtet duhet të bëjë më shumë lëshime.

“Nëse ka vetëm një kërkesë që shkon deri në fundin e njërës palë, ky quhet imponim. dikush duhet të lëshojë me shumë, ai që ka më shumë pushtet lëshon më shumë, opozita ka më pak pushtet se mazhoranca, mazhoranca ka me shumë pushtet se opozita gjithmonë. Basha tha mbrëmë që çfarëdo lloj gjëje që kemi ne do lëshojmë, do ta bëjmë atë që kemi ne dorë. Kjo duhet konsideruar premisë pozitive se shkon me idenë për të lëshuar nga vetja. Një mjedis të qetë të gjitha partitë kanë detyrim ta krijojnë”, shtoi Vasili.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy