
Beteja të furishme po mbahen në periferi të Kievit. Armiku po shkatërron Bucha, Hostomel, Vorzel, Irpin në mënyrë agresive. Po vrasin lirisht civilët. Drejtuesi i komunitetit të Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra duke shpërndarë ushqime dhe mjekime.
Një deklaratë e tillë vjen nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, me anë të një mesazhi në Telegram.
Është e paqartë nëse luftimet po ndikojnë në korridorin e evakuimit të deklaruar nga Rusia nga qyteti, i cili gjithsesi është refuzuar nga autoritetet ukrainase sepse të çon në Bjellorusi.
Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë ushqimesh, ilaçesh, mallrash esenciale. Po shpërndajmë dhe ofrojmë ndihmë për ata që kanë më shumë nevojë për të sot.
Në vijim ai kërkoi që banorët e Kievit të ruajnë qetësinë, të qëndrojnë në shtëpi ose në rast alarmi në strehimore.



