
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se me hetimin pasuror të nisur së fundmi ndaj Erion Veliajt, kemi të bëjmë me një çështje të re për kryebashkiakun e Tiranës.

"Shkresën e ka firmosur Altin Dumani, por ia ka deleguar Olsit. Si procedurë dhe praktikë ka qenë, që pasi fillon një çështje hetimore për korrupsion, dhe pasi ka ecur ajo çështje goxha me hetimin, atëherë vjen hetimi për pasurinë. Në rastin konkret Erion Veliaj, u thirr jo si njeri nën hetim. Do të thotë që deri më tani s’është i pandehur dhe as në hetim. Fakti që s’janë këto elementë, dhe s’është asnjë nga prokurorët, do të thotë që kemi të bëjmë me një çështje të re. Ne dimë vetëm që në bankë ka shkuar kjo shkresa”.



