Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, shoqërohet në polici 17-vjeçari

Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, shoqërohet në polici 17-vjeçari

Policia në Fier ka shoqëruar në komisariat një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë një 16-vjeçar.

Drupal Ad

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja “Mbrostar Ferko”, Fier.

Arrestimi i tij erdhi pasi 17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy