Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Ejupi: Ka mundësi që takimet e ardhshme në nivel presidentësh të mbahen në Stamboll

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Ejupi: Ka mundësi që takimet e ardhshme në nivel presidentësh të mbahen në Stamboll

Redaktori i TRT World, Abdylvehap Ejupi, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se nuk përjashtohet mundësia që takimet e ardhshme Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Stamboll.

Ka pasur një trafik të ngjeshur të diplomacisë mes Turqisë, Ukrainës dhe Rusisë. Rusia insiston që bisedimet të zhvillohen në Bjellorusi, por nuk përjashtohet mundësia që takimet e ardhshme edhe në nivel presidentësh të bëhen në Stamboll. Zelensky sugjeroi së do dëshironte që të zhvillohen bisedimet në Stamboll, Baku apo Budapest”, tha Ejupi.

Redaktori i TRT World shtoi se Turqia ende po shpreson për një marrëveshje armëpushimi dhe paqeje, prandaj s’ka vendosur sanksione të plota ndaj Moskës.

Është një mundësi e hapur. Kjo është një nga arsyet pse Rusia nuk ka përkrahur plotësisht sanksionet ndaj Rusisë dhe është pro integritetit territorial të Ukrainës. Ka lënë një dritare që mund ta shfrytëzojë. Turqia shpreson që mund të arrijë një armëpushim dhe një marrëveshje më të gjerë që mund të arrinte paqen në rajon”, tha ai.

I pyetur mbi ndihmën ushtarake të Ankarasë për Kievin, Ejupi tha:

Turqia është një nga vendet e para që ka mbështetur Ukrainën. Ndihma fillon nga krijimi i formacioneve ushtarake, trajnimet e vazhdueshme e deri tek dhënia e droneve më të sofistikuara në botë. Turqia ka dhënë edhe softuerë edhe mjete të luftës elektronike ajrore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy