Temperatura deri në -9 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në -9 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjelli kthjellime dhe kalime vranësirash. Por herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë reshje të pakta dëbore zonat Juglindore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut do të vijojnë të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve. Gjithashtu Europa Perëndimore dhe Angila do të jenë në dominimin e reshjeve të shiut. Ndërsa me në Europën Lindore rrikthehen reshjet e Dëborës.

Por pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në Europën Veriore dhe kryesisht në Jug të kontinentit, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy