Ndalimi nga policia e Durrësit më 8 Tetor të shtetasit turk të shpallur në kërkim Muhammed Aydogmus tashmë nuk është vetëm një cështje rutinë e policisë dhe gjykatave shqiptare. Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia si pjestar i një organizate terroriste lidhur me Gylenin. Burime diplomatike thanë se zyrtarë të ambasadës së Turqisë në Tiranë janë interesuar pranë autoriteteve shqiptare që ekstradimi I Aydogmus mos të pengohet.



