
Greqia e konsideron një hap pozitiv deklaratën e djesshme të kryeministrit Rama për çështjen Beleri. Burime nga qeveria greke bëjnë të ditur se Rama për të bërë kompromis me Greqinë përveç shkarkimit të Jorgo Goros, do të emërojë një kandidat konsensual ne Himare, deri në përfundimin e procesit ndaj Belerit. Por zëdhënësi i Belerit thotë se pas shkarkimit, Jorgo Goron e pret SPAK dhe qelia.



