
INSTAT publikoi dje raportin për ecurinë e eksporteve dhe nga të dhënat del se është thelluar rënia, është tkurrur me 19.2%, me bazë vjetore, pasi në mars ishin reduktuar me 11.7% Lidhur me këtë, Florjan Zekja nga Shoqata e Prodhuesve të veshjeve në MCN Live deklaroi se kjo ishte një situatë e parashikuar ku rënia ka kapur shifrën e 19.2%.
Ai tha se krahas eksporteve kanë rënë dhe importet dhe kjo ka sjellë rritjen e defiçitti, ndërsa theksoi se është krijuar një stok i madh që ka cuar në uljen e porosive. Sipas tij, sektori i modës e ndjen krizën një vit përpara se kjo krizë pritet të ndodhë, prandaj kërkon që ky sektor të jetë sa më i pavarur për lëndët e para nga tregjet e huaja.
Këto janë të dhënat e INSTAT, përkojnë me atë që kishim parashikuar dhe kjo rënie ishte parashikuar nga janari dhe do vazhdonte me të njëjtën intensitet si vitin e kaluar dhe shkurti dhe marsi do pësonte rënie. Ky është një fenomen i vënë re në fund të viti të kaluar dhe u vu re dhe në fillim të këtij viti. Tani kemi atë rënie që ka parashikuar INSTAT 19.2% e cila do vazhdoj deri në fund të 3-mujorit të dytë dhe me shpresë që 6 mujori i dytë i vitit të ketë ngritje, por nuk ka mundësi të shkoj në nivelet e një viti më parë. një dorë të mirë në rënien e eksporteve ka dhënë dhe zhvlerësimi i euros. Kohët e fundit kemi pasur rënie të theksuar të euros dhe kjo është reflektuar dhe në bilancin e eksporteve, por këtu kemi rënie si të eksporteve dhe importeve dhe deficiti është rritur në këtë 4 mujor.
Krahasuar me një vit më parë ajo çfarë thonë shifrat sipas Zekjas është fakti se kemi rënie me 19,2% dhe se viti i kaluar ishte shumë i mirë, por që këtë vit për një sërë arsyesh që janë mungesa e besimit të klientëve dhe krijimi i një stoku të madh nga viti i kaluar, ka çuar në atë që të ketë më pak porosi dhe më pak punë për këtë 3 mujor të dytë.
Kjo ka ndikuar më shumë te sektori i veshjeve dhe këpucëve dhe është e hera e parë që ndodh një situatë e tillë, sepse artikujt e luksit ecin mirë pas një krize, ndërkohë prodhuesit më të mëdhenj të veshjeve dhe këpucëve kanë një stepie dhe kanë nisur punën me një kapacitet prej 50% të kapacitetit. Sektori modës ka një veçori që e ndjen krizën një vit më parë dhe e rifillon punën me kapacitet të plotë dy vjet pasi ka përfunduar kriza. Mund të them se jemi parapara një krize që se di sa do zgjasë, por uroj të mbaroj shpejt sepse duke shtuar dhe rënien e euros situata në këtë drejtim nuk do të jetë e mirë.
Në vijim ai shtoi se është një situatë shumë dinamike që ndryshon nga momenti në moment, dhe se deri në fund të vitit të kaluar kishim nevojë për punëtorë por me ndryshimet që pati tregu evropian biznesi ka rënie të madhe.
Biznesi jonë duke qenë se zë 40% të eksporteve ka në fokus të tij fuqinë punëtore dhe e kemi theksuar se ka nevojë për politika afatshkurtra që duhet të jetë më i toteluar të rritjeve të kostove brenda vitit dhe luhatjeve që ka kursi i këmbimit, ndërsa sa i përket politikave afatgjata duhet ta bëjmë këtë industri sa më të pavarur nga ai evropian që në Shqipëri të prodhohen lëndët e para, aksesorët që të jemi sa më të pavarur dhe nga luhatjet kursit të këmbimit. Kështu që ne jemi gjithmonë në hartimin e projekteve për ta bërë këtë sektor më të pavarur dhe fuqishëm në forcat e veta. Duke bërë një përllogaritje biznesi ka pasur një rënie prej 8 mln eurosh vetëm nga rënia e euros të cilat do përdoreshin për teknologjinë, specializimin e stafit, për fuqinë punëtore dhe po të shohësh shifrat ka rënie të madhe me gati 20%. Normalisht duke parë se si do jetë 6 mujori i dytë ne normalisht i adaptohemi dhe tregut. Nëse do ketë rritje biznesi normalisht që do fillojë të lëvizë për të qenë më afër klientëve evropianë.



